Dokumentar për gratë e persekutuara nga diktatura në Shqipëri
Periudha e komunizmit në Shqipëri nuk kurseu as gratë dhe fëmijët. Janë 450 gra të ekzekutuara dhe 7 mijë e 367 gra të dënuara politikisht në kohën e diktaturës prej afër gjysmë shekulli të Enver Hoxhës. Gratë dhe fëmijët janë në mesin e 7 mijë e 22 personave që vdiqën në internim. Këto të dhëna janë pjesë e dokumentarit me titull “Gruaja nën diktaturë” realizuar nga aktivistja për të drejtat e njeriut me organizatën “Shpresë dhe Paqe”, Mimoza Dajçi.
Facebook Forum