Në Kosovë, besohet se gjatë luftës janë përdhunuar rreth 20 mijë gra. Një grup prej tyre, anëtare të një organizate në qytetin e Drenasit, përmes punës së dorës sigurojnë të ardhura financiare dhe njëkohësisht rehabilitim shpirtëror pas traumës së përjetuar.