Në Tiranë, pozita dhe opozita u takuan përsëri për reformën zgjedhore. Kjo është sot e vetmja temë, që ato po diskutojnë mes tyre. Ndërkohë organizata të rinjsh zhvilluan një protestë para kryeministrisë për kushtet e jetesës në universitete, për papunësinë dhe emigrimin.