Në Shqipëri prej disa kohësh vijon debati për paketën antishpifje, që është pritur me mjaft kritika. Ndërkohë një valë masive padish për shpifje janë depozituar në gjykatë për drejtuesit më të lartë të opozitës nga kryeministri Edi Rama dhe disa zyrtarë e ligjvënës të shumicës.