Merkel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor përgjegjësi strategjike e BE-së
Kancelarja gjermane Angela Merkel, tha të premten se është përgjegjësi strategjike e Bashkimit Evropian që të lehtësojë rrugëtimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve evropiane. Ajo i bëri këto komente në fund të takimit të lartë të Ballkanit Perëndimor në Poznan të Polonisë.