Në Tiranë opozita po vazhdon protestat për zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e kryeministrit socialist Edi Rama. Analistë dhe studiues të jetës politike vlerësojnë se dialogu mes forcave politike ende është larg, por është e vetmja mënyrë për të zgjidhur krizën politike.