Përfaqësuesit e Bankës Botërore thanë se ekonomia e Kosovës gjatë vitit 2019 pritet të rritet me 4.4 për qind, e nxitur kryesisht nga investimet publike dhe private. Në raport thuhet se sfidë për Kosovën mbetet krijimi i vendeve të reja të punës dhe shpenzimet e larta publike.