Në kuadër të reformës zgjedhore në Mal të Zi, forcat politike shqiptare kërkojnë përfaqësimin e garantuar në Parlamentin e vendit. Ata vlerësojnë se reforma zgjedhore duhet të jetë në harmoni me kushtetutën e vendit duke bërë të mundur përfaqësimin autentik të pakicës shqiptare.