Artistja e famshme shqiptare e viteve 30 të shekullit të kaluar, Tefta Tashko Koço, vazhdon të frymëzojë artistët e rinj shqiptarë. Piktorja Suela Pulaha Brown ka krijuar një portret origjinal në bojëra vaji, i cili është përzgjedhur të marrë pjesë në ekspozitën vjetore të Londrës.