Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Wess Mitchel në Shkup
Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën, Wess Mitchel qëndroi sot në Shkup, ku theksoi mbështetjen amerikane për reformat që po zbaton vendi si dhe për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e emrit. Zoti Mitchel, megjithatë tha se nevojitet një zgjidhje afatgjatë me angazhimin e të dyja palëve.