Kryeministri i Kosovës, ende pa vizë amerikane
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se ende nuk ka marrë përgjigje të kërkesës për vizë amerikane, një rast i pazakontë kur bëhet fjalë për zyrtarë të lartë. Zoti Haradinaj kishte bërë kërkesë për vizë për të shkuar në Iowa të SHBA-së, për të marrë pjesë në një veprimtari më 11 janar.