Intervistë me z. Shpend Ahmeti
Kryetari i ri i Prishtinës Shpend Ahmeti tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se nuk to të tolerojë paligjshmërinë në administratën e kryeqytetit, por askush nuk duhet të ketë frikë nga pushteti i lëvizjes Vetëvendosje. Në intervistën dhënë korrespondentit të Zërit të Amerikës në Prishtinë, Besim Abazi, ai tha se lëvizja Vetëvendosje po profilizohet si parti e qendrës së majtë.