Në Tiranë qeveria dhe opozita komentuan në mënyra krejt të ndryshme 100 ditët e para të punës së qeverisjes socialiste. Kryeministri Rama foli për një model të ri ekonomik, që sipas tij do t'i japë fund tranzicionit, ndërsa opozita tha se ekonomia ka hyrë në ditë të errëta.