Arsimi i lartë në Shqipëri
Në Shqipëri fillon pas pak ditësh viti i ri akademik për studentët universitarë. Në mbi 20 vjet tranzicioni, sistemi universitar ka pësuar ndryshime, të cilat nga njëra anë kanë rritur konkurrencën brenda vendit dhe kanë liberalizuar pranimet në universitet, por nga ana tjetër sipas ekspertëve kanë krijuar një amulli përsa i takon varësisë financiare, standarteve akademike dhe krahasueshmërisë me institucionet jashtë vendit. Kolegët Keida Kostreci dhe Ilirian Agolli i hedhin një vështrim kësaj çështjeje.