Thirrje serbeve per zgjedhjet
Prishtina dhe Beogradi po u bëjnë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal, që do të mbahen më tre nëntor. Javën e ardhshme kryeministrat e të dyja vendeve, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç, do të takohen në Bruksel për të diskutuar pos tjerash edhe çështjen e zgjedhjeve që është pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Këto çështje ishin temë diskutimesh edhe në takimet që zhvilloi sot në Beograd drejtori i zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore ne departamentin amerikan të shtetit, Jonathan Moore.