Bujqësia në Kosovë
Në Kosovë, autoritetet thanë se sivjet, nga prodhimi vendas do të sigurohen një pjesë e madhe e nevojave për grurë, duke zvogëluar nevojat për import. Këto komente u bënë gjatë fushatës së korrje shirjeve në Kosovë, një proces që është në përfundim e sipër. Prodhuesit vendas thonë se ky vit ka qenë i suksesshëm, ndërsa u bënë thirrje autoriteteve për më shumë mbështetje të sektorit të bujqësisë, i cili vlerësohet të jetë ndër fushat më fitimprurëse në Kosovë.