Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi
Parlamenti i Kosovës miratoi sot një rezolutë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me të cilën njëkohësisht autorizohet qeveria e Kosovës që të udhëheqë procesin e ardhshëm të bisedimeve me Serbinë. Rezoluta që mori 68 vota, u kundërshtua nga lëvizja Vetëvendosje e cila e cilëson atë si dokument të nënshtrimit ndaj Serbisë.