TV
18:00 - 18:30
Ditari - Shqipëri, miratohen rregullat mbi regjistrimin e votuesve të diasporës
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç ndodhen në Bruksel për bisedime me të dërguarin evropian për negociatat mes Prishtinës e Beogradit, Miroslav Lajçak. Në Shqipëri, Komisioni Rregullator i KQZ-së miratoi rregullat mbi regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë Shqipërisë dhe mbi përgatitjen e listës së zgjedhësve jashtë vendit. Intervistë me bashkëthemeluesin e lëvizjes “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, Florian Haçkaj Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen viziton Shkupin dhe bisedon me udhëheqësit e vendit për sfidat e Maqedonisë së Veriut lidhur me integrimin evropian.