Të shtunën Gjykata e Specializuar Penale Sllovake vendosi që i dyshuari si autori i sulmit me armë zjarri ndaj kryeministrit Fico, do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim nën akuzën për vrasje mbetur në tentativë.
Ndihmat e para humanitare futen në territorin e rrethuar përmes platformës pluskuese të ndërtuar nga ushtria amerikane
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë pritet të nënvizojë se lufta ndaj Hamasit në Rafah nuk duhet të bëhet përmes një ofensive në shkallë të gjerë.
Ky është sulmi i parë ndaj turistëve të huaj që kur talebanët u kthyen në pushtet në Afganistan në gusht 2021.
Dy të arrestuarit akuzohen për pastrim parash dhe mashtrime që kapin shumën e rreth 73 milionë dollarëve
Moska ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet me shpejtësi. Vendimi është pjesë e raundit të 14-të të planifikuar të sanksioneve kundër Rusisë
Ekspertët thonë se megjithëse Kina i ofron ndihmë Moskës për të shmangur sanksionet perëndimore, vizita e Putinit në Pekin tregon se Rusia është partneri më i vogël në marrëdhëniet Rusi - Kinë
Atentati ndaj kryeministrit 59 vjeçar ka nxjerrë në pah ndasitë e thella politike në vend.
Senatori është deklaruar i pafajshëm për të 16 akuzat penale, përfshirë atë për ryshfet, mashtrim, pengim të drejtësisë dhe se ka vepruar si agjent i huaj. Gjyqi mund të zgjasë deri në fillim të korrikut.
Senatori demokrat akuzohet se ka marrë qindra mijëra dollarë në formë ryshfeti në këmbim të ndihmës për qeveritë e Egjiptit dhe Katarin. Zoti Menendez i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.
Ai u deklarua fajtor për mbajtjen dhe transmetimin e qëllimshëm të dokumenteve sekrete që kishin lidhje me mbrojtjen kombëtare dhe përballet me të paktën 11 vjet burg
Presidenti Biden do t’i mbajë në fuqi tarifat e vendosura nga paraardhësi i tij republikan Donald Trump dhe madje do t’i shtojë ato më tej, duke katërfishuar tarifat për makinat elektrike, që pritet të shkojnë mbi 100 për qind, nga tarifat aktuale.
Bordi i universitetit tha se kishte anuluar mësimin dhe se të gjitha ndërtesat do të mbylleshin pasi nuk mund të garantojë siguri në kampuse.
Kievi thotë se ka zmbrapsur sulmet e forcave ruse, të cilat çanë kufirin në rajonin Kharkiv
Kharkivi është në verilindje të vendit, ndërsa lufta ishte përqendruar prej kohësh në lindje dhe jug.
Këshilltari i sigurisë kombëtare i Filipineve e bëri thirrjen pas bërjes publike të një bisede telefonike me një admiral filipinas mbi tensionet në Detin e Kinës së Jugut
Gjykatësi Tomasz Szmydt, që kishte qasje tek sekretet ushtarake, ka kërkuar azil politik në Bjellorusi
Presidenti shkarkon shefin e gardës shtetërore pasi dy anëtarë të saj u arrestuan nën akuzat për atentat
Demokratët iu bashkuan republikanëve në një votim 359-43 për të mbajtur republikanin Johnson në postin e Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve
Shefi i agjencisë amerikane të zbulimit, CIA, po qëndron në Izrael për të diskutuar me udhëheqësit izraelit rreth mundësisë së pezullimit të operacionit në qytetin e Rafahut
Ngarko më shumë