Ndërhyrja e policisë në Los Angelos filloi me përleshje, por pas heqjes së barrikadave, studentët nuk po u rezistojnë përpjekjeve për t'i arrestuar
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nga Riadi i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin “jashtëzakonisht bujar” të Izraelit për armëpushim në Gazë
Udhëheqësit botërorë dhe grupet e ndihmës po paralajmërojnë se një sulm së shpejti i Izraelit ndaj qytetit jugor të Rafahut, do të çonte në një numër masiv viktimash.
Ndërsa vazhdojnë protestat, po afrohet koha për mbajtjen e ceremonive të diplomimit që zakonisht mbahen në fillim të muajit majit, duke ushtruar trysni mbi shkollat për të larguar kampet e demonstruesve
Sekretari Blinken tha se Uashingtoni mbetët i përkushtuar ndaj sigurisë së Izraelit, por mohoi përfshirjen në sulmin ndaj Iranit. Media shtetërore e Teheranit bën përpjekje të minimizoj pasojat e sulmit
Aktualisht Republika Serbe dhe Serbia po bëjnë fushatë kundër një rezolute për të përkujtuar gjenocidin e Srebrenicës, që po debatohet në Kombet e Bashkuara dhe që pritet votohet në Asamblenë e Përgjithshme në fillim të muajit maj.
Nëse partia në pushtet fiton dhe krijon qeverinë e re, vendi do të vazhdojë në kursin pro-perëndimor. Nëse fiton koalicioni opozitar, kjo krijon mundësinë për ndikim më të fortë pro-rus në vend
Ndarja e projektligjit të ndihmave në katër pjesë krijon mundësinë për ndryshimin e sasisë origjinale të ndihmave prej 95 miliardë dollarësh që Senati miratoi në muajin shkurt
Ligji i vitit 1864 nuk parashikon përjashtime as për përdhunimin ose inçestin dhe lejon abortet vetëm nëse jeta e nënës është në rrezik
Ushtria izraelite konfirmoi kryerjen e sulmit dhe tha se tre djemtë ishin operativë të krahut të armatosur të Hamasit.
Një zyrtar i lartë amerikan tha të premten se po merren masa për një sulm të mundshëm nga Irani ndaj interesave izraelite apo amerikane në rajon
Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu njoftoi planet herët të premten, vetëm disa orë pasi Presidenti Joe Biden i tha atij se mbështetja amerikane për luftën varet nga masat e reja për mbrojtjen e civilëve.
Gjykatësja Aileen Cannon refuzoi pretendimin e ish-presidentit Donald Trump se dokumentat e klasifikuara ishin marrë në rezidencën e tij në Florida si materiale personale
Në takimin dy ditor të NATO-s do të diskutohet edhe për rritjen e kapaciteve evropiane brenda aleancës si parapërgatitje nga një kthim i mundshëm i zotit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë
Fusha kryesore e betejës në zgjedhjet lokale për presidentin turk ishte Stambolli, ku ai lindi dhe ku filloi karrierën e tij si kryetar bashkie në vitin 1994. Këtë betejë dhe jo pak të tjera, ai i humbi në zgjedhjet e të dielës
Presidenti truk, Rexhep Tajip Erdogan kërkon të rimarë kontrollin në këto dy qendra ekonomike, ndërsa zgjedhjet janë dhe një barometër për popullaritetin e tij. Nga ana tjetër luhet fati i opozitës dhe kandidatit kryesor, Ekrem Imamoglu
Ndërsa lufta vazhdon, Forcat Ajrore amerikane kanë kryer një fluturim mbi Gazë për të hedhur ndihma humanitare për popullatën civile
Zotit Trump nuk i lejohet të flasë publikisht për dëshmitarët dhe të tjerët lidhur me çështjen ku ai akuzohet se pagoi aktoren e filmave për të rritur, Stormy Daniels
Në një takim me ministrin izraelit të mbrojtjes të martën në Pentagon, zyrtarët amerikanë kërkuan nga Izraeli që çdo operacion ushtarak në Rafah të zhvillohet në faza për të mbrojtur civilët dhe për të siguruar shpërndarjen e ndihmave.
Një anije e madhe mallrash humbi kontrollin nga mungesa e energjisë dhe u përplas në urën “Francis Scott Key” në Baltimorë të martën herët, duke shkaktuar shembjen e saj.
Ngarko më shumë