Qëllimi, sipas autorëve, është që të krijohet një hapësirë e sigurtë online nga ekstremizmi i dhunshëm dhe të parandalohet zgjerimi i kësaj dukurie, duke i fshirë mesazhet ekstremiste sa më shpejt.
“Ekonomia e Shqipërisë është në vështirësi dhe një pjesë e madhe e popullsisë vuan nga papunësia dhe rënia e përgjithshme. Kjo gjendje nuk pasqyrohet në statistikat zyrtare për shkak të nivelit të lartë të pabarazisë” - tha analisti Erebara i BIRN.
Sipas të dhënave nga komisioni zgjedhor i partisë, zoti Basha mori nga anëtarët e partisë 5 herë më shumë vota se sa konkurrenti tjetër Agron Shehaj.
Studiuesit pohuan se urdhëri ekzekutiv i Presidentit Biden është një kurajim me rëndësi në luftën ndaj korrupsionit në Shqipëri. Sipas tyre, nevojiten kontrolle dhe goditje në pasuritë e politikanëve në dekadat e fundit.
Sipas studiuesve, Gjykata Kushtetuese merr vendime me shumicën e anëtarëve për të kaluar në seancë plenare gjykime të tilla të posaçme, në seancë plenare, e cila duhet të jetë publike, por nuk parashikon afate maksimale kohore.
Afro 44 për qind e shqiptarëve janë gati të emigrojnë, ndërsa mbi 70% e tyre nuk ndihen të sigurt në jetën e përditshme prej kriminalitetit, padrejtësive, pasigurisë në punë dhe shëndetësisë jocilësore.
Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar u krye më 17 maj 2020 nga forca të shumta policore dhe mjete shtetërore, në mesin e karantinës së pandemisë si dhe të protestave për ta mbrojtur ndërtesën historike.
Në 3 vite u shkarkuan 75 gjyqtarë, ndërsa ka hezitime për të aplikuar për të hyrë në vendet vakant, gjë që ka sjellë bllokime dhe vonesa në gjykime, sidomos në Gjykatën e Lartë dhe në gjykatat e Apelit.
Sipas procedurës për shkarkimin e mundshëm të Presidentit, propozimi i komisionit hetimor të miratohet në Kuvend nga 94 deputetë e më pas vendimi i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, të cilës i mbetet fjala e fundit.
SPAK kërkoi arrestimin e një kandidati të LSI-së, ndërsa prokuroritë ne 5 qarqe po hetojnë ankesat për manipulime në zgjedhje.
Pas zgjedhjeve të 25 prillit, partia më e madhe e opozitës u përfshi në fushatën për postin e kryetarit të partisë, për të cilin u pranuan 4 kandidatë, ndërsa zgjedhjet partiake mbahen në mes të qershorit.
"Me Shqipërinë ne jemi bashkë, krah për krah, sot, nesër dhe gjithmonë” - tha ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim.
Në këtë Ekspozitë të 17-të të Arkitekturës u paraqitën 61 shtete. Seksioni shqiptar u çel mbrëmë, duke tërhequr vëmendjen e ekspertëve dhe kuratorëve nga gjithë bota.
Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme mbeten tek një fitore të Partisë Socialiste me 74 mandate, Parti Demokratike me 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim me 4 mandate, ndërsa Partia Social-Demokrate fitoi 3 mandate.
Vëzhguesit e politikës pohuan se kjo është një ngjarje e rëndë, një zile alarmi për të gjithë se tranzicioni dhe mosndëshkimi po përfundojnë.
Ambasadorja amerikane kujtoi se Shqipëria është prej dy vjetësh pa opozitë të plotë në parlament dhe SHBA presin shtatorin kur Partia Demokratike nevojitet të kthehet në parlament dhe mirëpret deklaratat e politikanëve të saj se do ta bëjë këtë hap.
Pjesa dërrmuese e prindërve shqiptarë të anketuar dhe pjesa më e madhe e mësuesve pohuan se nuk e përkrahin fëmijën e vet sapo ta zbulonin se është pjesë e LGBTI.
Në këtë stërvitje marrin pjesë më shumë se 28 mijë trupa nga 26 shtete. Shqipëria ka vënë në dispozicion të saj 7 baza ushtarake ajrore, detare dhe tokësore. saj baza ushtarake ajrore, detare dhe tokësore.
Kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, uroi besimtarët brenda dhe jashtë Shqipërisë për këtë festë që vjen pas 30 ditë agjërime e sakrifica të Ramazanit.
"Urojmë mbarësi për kombin tonë, rininë, mësuesit, mjekët, policët, ushtarakët dhe gjithsecilin që punon për sigurinë, mirëqenien dhe prosperitetin e Shqipërisë” - tha kryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu.
Ngarko më shumë