Sipas Raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, zgjedhjet ishin të mirorganizuara nga administrata zgjedhore, fushata ishte gjithëpërfshirëse dhe dita e zgjedhjeve ishte e qetë.
“Trafikantët shqiptarë i ndihmojnë emigrantët të kalojnë kufirin tokësor dhe u premtojnë kalimin e detit me skafe në Itali, duke na kujtuar vitet e shkuara të dhimbshme të Shqipërisë” - tha për Zërin e Amerikës, Fatjona Mejdini, koordinatore “Global Initiative” për Ballkanin Perëndimor.
PD kërkoi rivotim në Shkodër, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë, sepse, sipas saj, procesi zgjedhor më 25 prill nuk ishte i drejtë dhe vullneti i zgjedhësve u deformua.
Nisi sot punën një komision i posaçëm parlamentar për hetimin e veprimtarisë së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, para dhe gjatë procesit zgjedhor
Misioni amerkan deklaroi se praktikat e përhapura të blerjes së votës mbeten një problem dhe akoma më shqetësues është publikimi i të dhënave personale të qytetarëve, ku ishin përfshirë edhe pëlqimet politike të votuesve.
Komisioni i Ligjeve miratoi kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për shkarkimin e presidentit për shkelje të rënda të Kushtetutës. Presidenti kërkoi kohë për seancën dëgjimore.
Komandanti i NATO-s në Europë, Gjeneral Tod D. Wolters tha se Shqipëria është vend anëtar dinjitoz i Aleancës, ka shpërndarë dhe shpërndan në rajon dhe në kontinent vetëm siguri dhe paqe.
Meta: "Shashkë” për të shmangur hetimin e krimeve zgjedhore. Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit”.
Socialistët nga ana e tyre kanë hedhur poshtë cdo akuzë për manipulim të zgjedhjeve dhe deklarojnë se qytetarët iu dhanë një mandat të tretë besimi pas përballimit të pandemisë dhe tërmetit.
Trupat amerikane janë vendosur në 5 baza ushtarake të Shqipërisë, baza tokësore, detare dhe ajrore qysh nga 26 prilli.
“Duam mbledhje urgjente të Këshillit Kombëtar për të hapur rrugën e analizës, zgjedhje të jashtëzakonshme, me një garë të drejtë, të hapur e demokratike për strukturat e reja drejtuese të Partisë” - shkruan grupi i demokratëve.
Sipas analistëve, në shkallë kombëtare socialistët morën më shumë vota kundër, por fituan më shumë mandate, ndërsa demokratët nuk i shndërruan dot në mandate votat e shtuara, që iu besuan qytetarët.
“U mbushën 72 orë nga ngjarja tragjike e Elbasanit dhe prokuroria ende nuk ka dhënë një version zyrtar për të. Prokuroria dhe policia nuk po zbardhin ngjarjen, por po e shtyjnë pas zgjedhjeve” - tha presidenti Meta.
Mziu: “Kemi ngritur grupet e gatshme. mjafton një telefonatë dhe...". Reagojnë ambasadorja amerikane, Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama.
“Gjithçka është gati. Erdhën fletët e votimit dhe janë gati qendrat e votimit, si dhe gjithë pajsijet e tjera. Procesi i votimit është e pamundur të bllokohet, po ashtu as numërimi i votave” - tha kryetari i KQZ-së, Ilirian Celibashi.
Intervistë me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Shqipërisë, Gjeneral Majo Bajram Begaj.
Shkullaku: "Ne jemi gazetarë dhe nuk e tregojmë burimin. Hetimi duhet të zbulojë kush po abuzon me të dhënat private të kryeqytetasve, dhe jo se nga e siguruan lajmin gazetarët".
Materialet e gatshme mediatike cënuan rëndë lirinë e medias dhe profesionalizmin e gazetarëve, duke shkelur parimet themelore të paanshmërisë, verifikimit dhe saktësisë së lajmit, pohuan përfaqësues të komunitetit të medias.
Mbi 90 për qind e të rinjve pranojnë se e kanë menduar seriozisht largimin nga Shqipëria. Papunësia dhe pagat e ulëta janë për pjesën më të madhe të tyre dy faktorët kryesorë që i nxitin të largohen nga vendi.
Psikologët kërkojnë mekanizëm në ndihmë të shëndetit mendor, i cili t'u japë ndihmë fëmijëve dhe nëvave në kushtet e dhunës në familje.
Ngarko më shumë