“Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon, që i bashkohet nismës botërore të SHBA-ve për të mbajtur jashtë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar” - thuhet në deklaratën e PD-së.
“Imuniteti i publikut nuk ka mbërritur për tubime me mijëra 100 vetë. Rreziku është i lartë, vaksina u sigurua dhe tani gjithçka e kanë vet qytetarët në dorë” - thotë mjeku Alimehmeti.
"Çështja e të tre inceneratorëve është nën hetim. Kemi shumë çështje të hapura për shumë problematika, por për rezultatet do të flasim së shpejti, e nuk mund të japim emra paraprakisht” - tha zoti Kraja për mediat.
Projekti ishte gati 17 muaj më parë, ndërsa diskutimi nis në mes të reformës dhe të emergjencës, kur gjykatat, me mungesa gjyqtarësh, janë mbingarkuar nga mijëra procese të prapambetura
Mbi 2 milionë persona në shtete të ndryshme të botës u kontaktuan për t‘i tërhequr drejt skemës së mashtrimit kompjuterik, duke përfituar shuma nga 500 euro e më shumë.
Kryeministri Edi Rama kërkoi ndjesë qytetarëve për shqetësimin, ndërsa opozita deklaroi se ai duhet të japë dorëheqjen për këtë shpërdorim politik të privatësisë së qytetarëve
Kryeministri Rama ka thënë se “çështja e ish-ministrit Koka me SPAK-un është çështje individuale” dhe se “PS nuk është zyrë avokatie e askujt”.
"Çdo bashkëpunim rajonal është i mirëpritur në të mirë të Ballkanit dhe të BE-së. Open Balkan shton punësimin, ekonominë dhe mirëqenien” - tha komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhejli.
Zhvillimet në radhët e opozitës u përshpejtuan nga shpallja e zotit Berisha dhe familjes së tij si nongrata për SHBA-të, si dhe prej përjashtimit të tij nga grupi i deputetëve opozitarë.
Ish kryetari Berisha ftoi përkrahësit, që të rrëzonin zotin Basha nga kreu i Partisë Demokratike, por zoti Basha tha se nuk do të lejonte që PD të përdoret si mburojë për çështjet personale të zotit Berisha me SHBA-të.
Përfaqësuesja e Qendrës Europiane për Liri të Medias dhe Shtypit, Flutura Kusari, thotë se gjendja e gazetarëve në Shqipëri është vërtet e keqe dhe një nga më të rëndat në Europë.
Urdhër arresti për Klodian Zoton, pronar i Integrated Technology Services, kompani e cila ka aksione dhe në inceneratorin e Fierit, dhe për Stela Gugallën, pronare e kompanisë që ka inceneratorin e Elbasanit. Të dy janë shpallur në kërkim.
Luigj Ndou i ICMP, tha se nevojiten masa bashkërenduese të një serie institucionesh për ta kryer këtë proces sa më parë, sepse janë duke vdekur edhe pasardhësit e të zhdukurve nga regjimi komunist.
Zoti Krasniqi thotë se PD përballet me sfidën për të bërë veting brenda saj, sepse nuk mundet që individë me dosje kriminale e korruptive, në raport SHBA-të dhe me sistemin gjyqësor vendas të vazhdojnë të mbajnë peng strukturën vendimmarrëse të kësaj partie.
Sipas presidencës, Gjykata Kushtetuese nuk e përmbushi misionin e saj sublim, por qëllimisht vendosi të qëndrojë mënjanë, e la çështjen të pazgjidhur.
Qerim Vrioni me punë këmbëngulëse i është përkushtuar zbulimit të veprave dhe studimit të autorëve të shquar nga historia e fotografisë shqiptare.
Gjatë këtij viti 10 persona humbën jetën nga HIV / AIDS, 5 nga të cilët u përkitnin rasteve të reja, e mes tyre edhe një fëmijë e mitur 5 muajsh, që u diagnostikua me HIV pas vdekjes.
“Është e pafalshme që 30 vite pas rënies së diktaturës komuniste të glorifikohet figura e Enver Hoxhës. Shoqëria duhej të protestonte ndaj çdo forme glorifikimi të së shkuarës” - thotë Jonila Godole, drejtuese e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë.
Shumica e të intervistuarve deklaruan se burokracia, informaliteti dhe korrupsioni janë pengesat kryesore për ri-integrimin e tyre në tregun e punës.
Veprimtaret pohojnë se megjithë numrin në rritje të denoncimeve, përsëri ka në shoqëri shumë gra e vajza të tjera, që nuk guxojnë të denoncojnë nga frika e humbjes së jetës, e humbjes së familjes, pasurisë dhe të banesës.
Ngarko më shumë