Rrëzohet kërkesa e opozitës për zgjatjen e afatit të punës së komisionit hetimor. Ish ministri Beqaj kërkoi të japë deklaratë para komisionit me mjete audio vizuale.
Zoti Beqaj kërkoi që deklaratën ta ilustronte me mjete audio-vizuale, por kjo kërkesë bllokoi komisionin mbi pesë orë në debate pro dhe kundër.
Ish ministri Beqaj, ish zëvendësi i tij Rrjepaj dhe sipërmarrësi Rrapaj akuzohen nga SPAK-u për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe mashtrime me koncensionin e sterilizimeve kirurgjikale 100 milionë euro për 10 vjet.
Institucionet dhe politika shqiptare shprehën besimin se partneriteti dhe bashkëpunimi i ngushtë shqiptaro-amerikan do të thellohen më tej.
Qytetarët vlerësojnë tek zgjedhjet amerikane ato elementë, për të cilat kanë më shumë nevojë në Shqipëri: fushatë e kulturuar, shkëmbim pikëpamjesh në debate televizive si dhe premtime të qarta për të ardhmen e vendit.
Takimi i Tiranës synon rrjetëzimin e Agjencive të Sigurisë Kibernetike mes këtyre vendeve, ndërsa sfidat, sulmet dhe rreziqet kibernetike po shtohen.
“Rrjeti i Aksionit të Bazelit BAN” u bëri thirrje autoriteteve shqiptare për transparencë, hapje publike të konteinerëve dhe analiza laboratorike të mostrave nga disa grupe të pavarura.
Përfaqësuesit e BE-së u bënë thirrje autoriteteve për më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit si dhe të garantojnë lirinë e medias dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Përfaqësuesi i BAN-it, Jim Puckett, ishte sot në Durrës, ku u bëri thirrje autoriteteve për hapje publike të konteinerëve dhe për analizim të mostrave nga disa grupe të pavarura në laboratorë të ndryshëm.
Kjo është hera e parë nga përmbysja e regjimit komunist, që shteti shqiptar u krijon mundësinë e votimit atyre shtetasve që jetojnë ose gjenden jashtë vendit datën e zgjedhjeve.
Drejtori i AKSK-së, Igli Tafa i bëri komentet në një dëgjesë para komisionit të posaçëm parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të Shqipërisë.
Presidentja Von der Leyen, njoftoi se Shqipëria do të marrë financime mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes, 64 milionë euro prej të cilave do të jenë parafinancime deri në fund të këtij viti.
Gjykata la në fuqi masat e mëparshme të sigurimit për deputeten Monika Kryemadhi dhe dy persona të tjerë nën hetim si të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Ish deputeti socialist dhe një bashkëpunëtor i tij u morën në arrest me burg si persona nën hetim mbi nxjerrje të sekreteve shtetërore, përkrahje të autorëve të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.
Mësohet jozyrtarisht se arrestimi i ish deputetit lidhet me hetimet për një grup kriminal të fuqishëm, me pjesëtarë të të cilit ka komunikuar dhe ka ruajtur lidhjet.
Kryetari i Bordit të Fondacionit Shqiptaro - Amerikan për Zhvillim, Michael D. Granoff, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se Fondacioni po mbështet 80 projekte të ndryshme me mbi 125 milionë dollarë.
Kryetari i AKEP-it, Tomi Frashëri, i bëri këto komente gjatë seancës dëgjimore para komisionit të posaçëm parlamentar kundër dezinformimit dhe formave të tjera të ndërhyrjes së huaj, ku foli edhe mbi sulmet iraniane nga “Homeland Justice”
Prokuroria e Posaçme dyshon se zoti Berisha favorizoi dhëndrin e tij, si një nga ish pronarët e truallit të klubit sportiv Partizani, ku u ndërtuan një grup pallatesh.
Libri përmban raportimet dhe përndjekjet e Sigurimit famëkeq të Shtetit ndaj zotit Camaj në Evropë dhe SHBA gjatë veprimtarisë kulturore, shoqërore e albanologjike.
Gazetarë, veprimtarë e politikanë kërkuan përshtatjen sa më parë të ligjeve të Shqipërisë me standartet Anti-SLAPP të BE-së dhe të Këshillit të Evropës.
Ngarko më shumë