Sipas të dhënave nga ministria e Drejtësisë, në vitin 2024, dy mijë e 385 gra ishin viktimë e dhunës në familje, një rritje krahasuar me vitin 2023 kur u regjistruan dy mijë e 120 raste. Gjatë këtyre dy viteve shtatë gra janë vrarë si pasojë e kësaj dhune.
Sipas vëzhguesve, fituesja e këtyre zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, pritet të ketë 48 ulëse, Partia Demokratike e Kosovës, që doli e dyta, 24, Lidhja Demokratike e Kosovës 20, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe partnerët tetë.
Kryeministri Albin Kurti tha të martën se asnjëherë nuk ka refuzuar të jap dëshmi ndërsa ritheksoi kërkesën e tij që kjo të ndodhë në ndërtesën e qeverisë.
Pas numërimit të tyre pritet të nisë edhe numërimi i votave të dërguara me postë që do të shënonte edhe një hap drejt përmbylljes së tërësishme të këtij procesi i cili është përshkuar me kritika për vonesa dhe probleme teknike.
Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari ishin dënuar me nga 2 vjet heqje lirie nën akuzat për “pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare” dhe për “frikësim gjatë procedurës penale”.
Në dhjetor të vitit të kaluar kryeministri Albin Kurti nuk u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dëshmuar në një rast që nuk është bërë publik nga prokuroria ndërsa mbështetësit e kryeministrit e çuajtën si një veprim të motivuar politikisht në kohën kur vendi po përgatitej për zgjedhje.
Përvjetori i shtatëmbëdhjetë i pavarësisë e gjen Kosovën në një periudhë të paqartësive e mundësive të hapura për formimin e qeverisë së re të vendit, pas zgjedhjeve parlamentare të nëntë shkurtit.
Procesi i ngecur i bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës e Beogradit pritet të jetë një nga sfidat kryesore të qeverisë se re, krahas përpjekjet për ripërtëritjen e marrëdhënieve me fuqitë perëndimore.
Pjesëmarrësit në samit theksuan se ndikimi rus në Ballkanin Perëndimor është në rritje duke nënvizuar se rajoni duhet të angazhohet në ruajtjen e përqendrimit të bashkësisë euroatlantike ndaj tij, në të kundërtën ekziston rreziku që të krijohet hapësirë për ndikime të huaja keqdashëse.
Misioni i Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve tha se ka vërejtur përdorim të gjuhës nxitëse gjatë fushatës para zgjedhjeve dhe sulme të ashpra verbale ndaj kundërshtarëve në tubimet dhe debatet televizive.
Programi më i madh ndërkombëtar në botë për arsim, i njohr si PISA, në vitet 2015, 2018 dhe 2022 e radhiti Kosovën gati në fund të listës prej 79 shtetesh duke treguar një rënie shqetësuese të njohurive të nxënësve të Kosovës në matematikë, lexim dhe shkencë.
Në tubime partitë janë përqendruar në aspektet ekonomiko sociale kur bëhet fjalë për gratë.
Partitë politike kanë vendosur në qendër të fushatës së tyre zotimet për rimëkëmbjen ekonomike të vendit që përballet me papunësi, inflacion dhe nevojën për më shumë investime të huaja.
Sipas Prokurorisë, e cila ngriti aktakuzën para më shumë se dy javësh, vrasja e 30 vjeçes ishte planifikuar nga Naim Murseli, ndërkaq Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava ishin ekzekutues të planit.
Instituti për studime të luftës hibride "Octopus", thekson se e drejta për zgjedhje të lira si shtyllë e demokracisë tani është më e kërcënuar se kurrë nga ndërhyrjet gjithnjë e më komplekse e të sofistikuara të autokracive.
Rreth 20 për qind e veprimtarive të partive politike gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, janë përshkuar me gjuhë të urrejtjes dhe diskriminuese, tha të shtunën Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në veprim”.
Muzeu përmban dhjetëra rrëfime të gërshetuara me fotografi e objekte të tjera që sipas drejtuesve të tij paraqesin një udhëtim të fshehjes, ikjes në kushte ekstreme, përballjes traumatike me humbjen dhe vdekjen si dhe të situatës së krijuar pas përfundimit të luftës.
Ceremonia e rikthimit të Donald Trump në presidencën amerikane të hënënu ndoq me vëmendje të posaçme edhe në Kosovë, ku roli i Shteteve të Bashkuara vlerësohet i pazëvendësueshëm në procesin e çlirimit dhe shtetndërtimit.
Misioni i Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit njoftoi të shtunën se vëzhguesit afatgjatë vijnë nga 18 vende të ndryshme.
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa gjobiti me 20 mijë euro Lidhjen Demokratike të Kosovës, 12 mijë euro Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe 3 mijë euro lëvizjen Vetëvendosje për shkak të siç thuhet “shkeljes së kodit të mirësjelljes” gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ngarko më shumë