Kryetarja e Gjykatës, Holta Zaçaj, pohoi se vendimi ka të bëjë vetëm me dy masat e para të sigurisë, ndërsa kërkesa tjetër e zotit Berisha mbi arrestin shtëpiak, është pjesë e një procesi tjetër gjyqësor.
Aktualisht 59 nga 61 bashki të Shqipërisë kanë çelur një zyrë të integrimit europian për standartet e kërkuara, ndërsa 70 për qind e politikave të BE-së zbatohen në nivel vendor.
Studiuesi Selami Xhepa e cilëson si “buxhet elektoral”, pa ndikim të ndjeshëm në mirëqenien e qytetarëve, ndërsa studiuesi Adrian Civici e vlerëson si “buxhet të ekuilibruar” me ambicje të dukshme drejt investimeve në infrastrukturë
Gazetarët shqiptarë kanë pohuar se janë viktima të sulmeve të dhunshme, verbale e fizike, nën presione ekonomike nën kërcënime për padi në gjykatë.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dyshon se zyrtarët e policisë në bashkëpunim kanë shpërdoruar detyrën dhe autoritetin policor, duke lejuar veprimtari të paligjshme.
Përfaqësues të shoqërisë civile pohuan se mungon vullneti i partive politike për të saktësuar dhe rregulluar rolin e mediave gjatë fushatave zgjedhore.
Rrëzohet kërkesa e opozitës për zgjatjen e afatit të punës së komisionit hetimor. Ish ministri Beqaj kërkoi të japë deklaratë para komisionit me mjete audio vizuale.
Zoti Beqaj kërkoi që deklaratën ta ilustronte me mjete audio-vizuale, por kjo kërkesë bllokoi komisionin mbi pesë orë në debate pro dhe kundër.
Ish ministri Beqaj, ish zëvendësi i tij Rrjepaj dhe sipërmarrësi Rrapaj akuzohen nga SPAK-u për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentash dhe mashtrime me koncensionin e sterilizimeve kirurgjikale 100 milionë euro për 10 vjet.
Institucionet dhe politika shqiptare shprehën besimin se partneriteti dhe bashkëpunimi i ngushtë shqiptaro-amerikan do të thellohen më tej.
Qytetarët vlerësojnë tek zgjedhjet amerikane ato elementë, për të cilat kanë më shumë nevojë në Shqipëri: fushatë e kulturuar, shkëmbim pikëpamjesh në debate televizive si dhe premtime të qarta për të ardhmen e vendit.
Takimi i Tiranës synon rrjetëzimin e Agjencive të Sigurisë Kibernetike mes këtyre vendeve, ndërsa sfidat, sulmet dhe rreziqet kibernetike po shtohen.
“Rrjeti i Aksionit të Bazelit BAN” u bëri thirrje autoriteteve shqiptare për transparencë, hapje publike të konteinerëve dhe analiza laboratorike të mostrave nga disa grupe të pavarura.
Përfaqësuesit e BE-së u bënë thirrje autoriteteve për më shumë rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit si dhe të garantojnë lirinë e medias dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Përfaqësuesi i BAN-it, Jim Puckett, ishte sot në Durrës, ku u bëri thirrje autoriteteve për hapje publike të konteinerëve dhe për analizim të mostrave nga disa grupe të pavarura në laboratorë të ndryshëm.
Kjo është hera e parë nga përmbysja e regjimit komunist, që shteti shqiptar u krijon mundësinë e votimit atyre shtetasve që jetojnë ose gjenden jashtë vendit datën e zgjedhjeve.
Drejtori i AKSK-së, Igli Tafa i bëri komentet në një dëgjesë para komisionit të posaçëm parlamentar për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të Shqipërisë.
Presidentja Von der Leyen, njoftoi se Shqipëria do të marrë financime mbi 920 milionë euro nga Plani i Rritjes, 64 milionë euro prej të cilave do të jenë parafinancime deri në fund të këtij viti.
Gjykata la në fuqi masat e mëparshme të sigurimit për deputeten Monika Kryemadhi dhe dy persona të tjerë nën hetim si të dyshuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Ish deputeti socialist dhe një bashkëpunëtor i tij u morën në arrest me burg si persona nën hetim mbi nxjerrje të sekreteve shtetërore, përkrahje të autorëve të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.
Ngarko më shumë