Rusia shfuqizon ligjin që ndalonte disa profesione për gratë
Your browser doesn’t support HTML5
Në Rusi po fryn një erë e re për gratë, të paktën për ato që duan të bëhen shofere kamioni, timoniere anijesh apo pilote. Qeveria ruse ka hapur mundësinë për disa qindra profesione që, sipas një ligji të epokës së vonë sovjetike, ndaloheshin më parë për gratë.