Pronarët e bareve dhe restoranteve në Prishtinë protestuan sot para lokaleve të tyre në shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të djeshëm të qeverisë për ndalimin e veprimtarisë së të gjitha subjekteve afariste që nga ora 20:00 e së premtes deri të hënën, në orën 05:00. Ata kërkojnë nga shteti që nëse ua ndalon veprimtarinë, t’i mbështesë me paketa të posaçme financiare. Mbyllja e tyre është pjesë e shtrëngimit të masave që qeveria vendosi për fundjavë pas rekordit të ri të të prekurve me COVID-19 gjatë së premtes.
Pandemia, Kosova mbyllet për fundjavë; protestojnë bizneset
Your browser doesn’t support HTML5