Marrëdhëniet Kosovë - Serbi pas zgjedhjeve serbe

Your browser doesn’t support HTML5

Zgjedhjet parlamentare që u mbajtën të dielën në Serbi shënuan fitore të thellë për partinë konservatore të presidentit serb Vucic, si dhe një rritje të numrit të përfaqësuesve të shqiptarëve në parlamentin serb. Analistët thonë se fitorja e Vuçiçit e vendos Serbinë në pozicion më të përshtatshëm përballë Kosovës, në prag të proceseve të rëndësishme siç është takimi i Uashingtonit apo ai i Parisit.