Kosova do të vërë në zbatim masa të reja kundër pandemisë

Your browser doesn’t support HTML5

Nga java e ardhshme në Kosovë pritet të hyjnë në fuqi masa të reja ndaj COVID-19, një përpjekje kjo e autoriteteve për të shmangur grumbullimin e njerëzve përgjatë festave të fundvitit. Tash për tash vazhdojnë të jenë në fuqi masat si ndalimi i veprimtarive të biznesit dhe qarkullimit të njerëzve pas orës shtatë të mbrëmjes, derisa numri i të prekurve nga koronavirusi brenda ditës është ende i lartë.