Sfidat e reja të ekstremizmit të dhunshëm në Kosovë

Your browser doesn’t support HTML5

Në Kosovë përfaqësues fetarë thonë se rreziku nga ekstremizmi i dhunshëm në vend nuk është shuar, me gjithë rënien e grupit militant Shteti Islamik që kishte tërhequr disa qindra luftëtarë nga Kosova. Ata thonë se përhapja e ideologjisë ndodh në rrugë të tjera, përfshirë literaturën që përmban thirrje për një qasje të skajshme të besimit. Përveç kësaj sipas tyre sfidë e rëndësishme mbetet edhe ri-integrimi në shoqëri i të kthyerve nga zonat e konfliktit. Hollësi sjell raporti i korrespondentes sonë, Edlira Bllaca.