Dije Saraqi, stilistja e "Javës së Modës" në Nju Jork

Your browser doesn’t support HTML5

Dije Saraqi, stilistja e "Javës së Modës" në Nju Jork
Dije Saraqi, një stiliste nga Kosova erdhi në Shtetet e Bashkuara në vitin 2011 dhe që nga ajo kohë nuk është ndalur në suksesin e saj. Me durim, sakrificë dhe shumë punë ajo përfundoi shkollën dhe ndoqi pasionin e saj si stiliste në Nju Jork. Sot, Dija është një ndër artistet kryesore në grupin që përgatit modelet për “Javën e Modës”, ose Fashion Week, ngjarjen më të rëndësishme të industrisë së modës në Nju Jork. Ilir Ikonomi i Zërit të Amerikës përgatiti kronikën.