Mishel Obama në fushatë për demokratët para zgjedhjeve të nëntorit

  • Zëri Amerikës

Mishel Obama në fushatë për demokratët para zgjedhjeve të nëntorit

Ndërsa afrohen zgjedhjet e nëntorit për në Kongresin amerikan, bashkëshortja e Presidentit Barak Obama, Mishel, po luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në fushatën e demokratëve që duan të mbajnë vendet e tyre në Kongres. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Dan Robinson njofton se, paraqitjet e Zonjës së Parë anembanë vendit kanë si qëllim që t’i japë shtytje rigjallërimit të entuziazmit mes demokratëve, kryesisht grave dhe të rinjve, përpara se amerikanët të shkojnë në qendrat e votimit më 2 nëntor.

Ndonëse demokratët dhe Shtëpia e Bardhë kanë shtuar entuziazmit në disa gara ku me sa duket është shtuar konkurenca në disa shtete kyçe, ata ende përballen me perspektivën e humbjes së kontrollit të paktën në një nga dhomat e kongresit në 2 nëntor.

Një sondazh i fundit Reuters/Ipsos tregon se amerikanë mund të votojnë për republikanët e jo demokratët, në raportin 48% me 44%. Ky vëzhgim mbështet një skenar sipas të cilit republikanët do të mernin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve. Në disa gara të rëndësishme për Senat, shanset e demokratëve janë përmirësuar, duke zvogëluar kërcënimin e marrjes së Senatit nga Republikanët.

Presidenti Obama gjithashtu përballet gjithashtu shifra në rritje për sa i përket mbështetjes që ai gëzon tek elektorati në gjithë vendin, veçanërisht në mënyrën se si po ecën ekonomia. Sondazhet pasqyrojnë shqetësimin e votuesve për papunësinë që është 9.6%, si dhe pesimizmin rreth drejtimit që po mer vendi në përgjithësi.

Dhe në këtë panoramë, hyn zonja e parë Michelle Obama, me fushatën e saj të parë, pas dy vjetësh. Ajo po shkon në shtete të rënëdësishme ku demokratët përballen me një garë të ngushtë. Fillimisht ajo shkoi në Wisconsin, për të ndihmuar senatorin demokrat Russ Feingold që të rizgjidhet.

“Mendoj se si u ndjemë ditën e inaugurimit të presidentit Obama. Ishim të kënaqur, me energji, plot shpresë dhe gjallëri sepse e dinim që patëm mundësinë për të ndryshuar për më mirë vendin që duam”.

Senatori Feingold pohoi se ai kryeson në garën e tij me Ron Jihnson, një biznesmen republikan që mbështet nga lëvizja konservatore Tea Party, ndonëse disa sondazhe tregojnë se Johnson ka një përparësi të lehtë ndaj tij.

“Në këtë moment, nuk jam pas tij! Dhe mund t’ju them se tani unë gëzon mbështetje mët ë madhe mes votuesve, që ka të ngjarë të shkojnë në qendrat e votimit!”

Mbetet për t’u parë se si paraqitje e Michell Obamës do të ndihmojë Feingold dhe demokratët e tjerë. Mbas Winsconsit, ajo shkoi në Çikago, qyteti ku ka jetuar familja Obama. Ajo shkoi në këtë qytet për të bërë fushatë për Alexi Giannoulias i cili konkurron me një republikan për vendin në senat të presidentit.

Mishel Obama shkoi edhe në Kolorado të enjten dhe do të bëtë fushatë përsëri në ditët e ardhshme. Një paraqitje së bashku me presidentin ditën e djelë në një organizim demokrat në Clombus të Ohaios, do të jetë hera e parë që ata dalin së bashku në fushatë që prej vitit 2008 , kur zoti Obama garonte me republikanin John McCain për presidencën e vendit.

Zëdhënësi i Shtëpinë e Bardhë Robert Gibbs tha se ajo do të flasë rreth jetës së saj personale dhe ndjenjës së saj se ku e gjejnë amerikanët veten aktualisht.

“Sikurse tha gjatë fushatës së vitit 2008, ajo dëshiron të ndajë me të tjerët përvojën e saj personale dhe të familjes së saj dhe se si administrata dhe disa prej kandidatëve demokratë kanë qenë të aftë të ndihmojnë ata amerikanë, që ata përfaqësojnë”.

Në ndalesat e fushatës, Zonja e Parë i referohet bashkëshortit të saj me emër, Barak, dhe i bën jehonë presidentin kur u thotë të pranishmëve se pavarësisht hapave që janë marrë për t’iu përgjigjur recesionit, përmirësimi ekonomik ka qenë i ngadaltë dhe se “ ndryshimi është i vështirë”.

Në fushatën e vitit 2008, Michelle Obama u tha votuesve në Wisconsin, se ajo fushatë nuk ishte thjesht për të zgjedhur një njeri në Shtëpinë e Bardhë, por për “të ndërtuar një lëvizje për ndryshim, e cila do të zgjasë më tepër se një vit apo një fushatë elektorale”.