SHBA: Votuesit afrikano-amerikanë, të rëndësishëm për demokratët

  • Kris Simkins
    Zëri Amerikës

SHBA: Votuesit afrikano-amerikanë, të rëndësishëm për demokratët

Anketat e opinionit me persona që mendohet se do të votojnë në zgjedhjet e 2 nëntorit, tregojnë se Partia Republikane do të marrë shumicën që aktualisht e kanë demokratët në të dyja dhomat e Kongresit amerikan. Republikanët pritet po ashtu të sigurojnë fitore të rëndësishme në zgjedhje shtetërore dhe lokale. Në përpjekje për të shmangur disfatën, kandidatët e Partisë Demokrate po përpiqen të nxisin entuaziazëm mes përkrahësve të tyre, përfshirë edhe bazën besnike të votuesve afrikano-amerikanë.

Shumë vullnetarë janë angazhuar me misionin për ta nxitur popullsinë afrikano-amerikanë të votojë në Baltimorë të Merilendit. Tani ata janë duke kërkuar mbështetjen e këtij banori dhe më pas të të tjerëve në mbarë shtetin e Merilendit gjatë periudhës së votimeve të hershme, që mbahen para ditës së zgjedhjeve.

“Ne po i inkurajojmë njerëzit të votojnë para së martës. Pra, në se ndodhen në qytet, mund të përfitojnë nga rasti për të votuar herët," thotë Kith Hejns, i cili kandidon për mandatin e tij të tretë si ligjvënës i shtetit të Merilendit. Përveç fushatës, ai do që njerëzit të jenë entuziastë edhe për zgjedhjet.

“Në votimet e hershme disa javë më parë, pjesmarrja ishte nga më të voglat që kemi patur ndonjëherë në shtetin e Merilendit dhe ne po përpiqemi ta shtojmë numrin e votuesve deri në zgjedhjet e përgjithshme”.

Organizatorët thonë se vullnetarët janë të rëndësishëm, sepse studimet tregojnë që pjesëmarrja e votuesve me ngjyrë në zgjedhjet për në Kongress është zakonisht sa një e treta e pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale. Melani Kampbell është presidente e Koalicionit Kombëtar mbi Pjesëmarrjen e Zezakëve në Çështjet Qytetare.

“Mendoj se duhet të angazhohemi të gjithë në këtë proces dhe duhet të votohet. I gjithë komuniteti duhet ta kuptojë se këto janë zgjedhje tepër të rëndësishme dhe të mos votosh, nuk është alternativë e mirë”.

Si kryetar partie, Presidenti Barak Obama po përpiqet t’i ndihmojë demokratët t’i fitojnë zgjedhjet dhe të mos e lejojë opozitën republikane të marrë vendet e nevojshme për të siguruar kontrollin e Kongresit.

“Në se pjesëmarrja e afrikano-amerikanëve në zgjedhje është e lartë, perspektiva për demokratët do të jenë më të mira nëse ky grup nuk mer pjesë në zgjedhje”.

David Bositis, analist në Qendrën e Përbashkët për Studime Politike e Ekonomike në Washington, thotë se pjesëmarrja e madhe e zezakëve në zgjedhje, sidomos në shtetet jugore, mund ta bënte më të vështirë për republikanët që të fitojnë numrin e nevojshëm të vendeve për të siguruar kontrollin e Kongresit.

“Kur ka një diferencë të vogël, ose aspak diferencë në pjesëmarrje në zgjedhje mes të bardhëve dhe zezakëve, zakonisht kjo ndikon pozitivisht tek Partia Demokrate. Kur kjo diferencë është e madhe, zakonisht kjo favorizon Partinë Republikane”.

Me qëllim që të përballojnë sfidat që paraqesin republikanët, demokratët po shpenzojnë më tepër se 2 milionë dollarë për mobilizimin e votuesve me ngjyrë. Keith Haynes thotë se ai synon të bëjë për vete njerëzit që nuk kanë votuar në disa vite.

“Ne duam të sigurojmë mbështetjen e individëve që janë regjistruar dhe që historikisht kanë votuar, por që mund të mos kenë votuar në disa zgjedhje të fundit. Ne duam t’i nxisim ata që të votojnë, duke theksuar se vota e tyre është e rëndësishme,” thot zoti Hejns.

Zyra e regjistrimit të popullsisë thotë se në vitin 2008 për herë të pare, pjesëmarrja në votime e zezakëve ishte pak më e madhe se e të bardhëve. Të shqetësuar nga rënia e ndjeshme të numrit të votuesve me ngjyrë këtë vit, vullentarët thonë se do të përpiqen t’i bindin afrikano-amerikanët të marrin pjesë në zgjedhje.