Zgjedhësit amerikanë shkojnë në qendrat e votimit në më pak se gjashtë javë për të zgjedhur kongresin e ri dhe rezultatet mund të kenë një ndikim të madh në aftësinë e Presidentit Barak Obama për të qeverisur gjatë dy viteve të ardhshme. Amerikanët do të votojnë për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve sëbashku me 37 vende të Senatit si dhe për guvernatorët e 37 shteteve. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Xhim Mallon i hesh një vështrim zgjedhjeve të nëntorit.
Analistët thonë se duket që dy faktorë të rëndërishëm do të kenë një ndikim të madh në zgjedhjet e ardhshme. Së pari, publiku ka një pikpamje negative për ekonominë kombëtare gjë që mund t’i dëmtojnë si Presdientin Obama ashtu edhe demokratët e tij në Kongres. Së dyti, energjia e konservatorëve është në rritje. Kjo do t’i ndihmojë republikanët, kryesisht për shkak të lëvizjes Tea Party.
Xhulia Meklaud është përkrahëse e kësaj lëvizjeje dhe mori pjesë në një një miting të saj kohët e fundit në Uashington.
"Ne jami të shqetësuar për punën e Kongresit, për punën e Obamës. Ne duam një qeveri më të vogël. Ne nuk duam të taksohemi kaq shumë”.
Këtij zëmërimi të konservatorëve u shtohet edhe iritimi për gjendjen ekonomike të vendit, veçanërisht për tregun e dobët të punës, thotë anketuesi Pitër Braun i Universitetit "Quinnipiac"./
"Ekonomia është çështja numër një deri në 129 dhe me ekonomi shumica e njerëzve kanë parasysh papunësinë. E deri sa papunësia të bjerë, nuk ka të ngjarë që votuesit të jenë optimistë për gjendjen ekonomike dhe rrjedhimisht kjo nuk është e favorshme për Presidentin Obama".
Republikanët presin gjithashtu të fitojnë vende në Kongres, për shkak të rritjes së buxhetit federal dhe fryrjes së qeverisë, thotë eksperti i Institutit Amerikan Enterprajs, Xhon Fortier.
"Për mendimin tim çështja themelore është se opozita, republikanët dhe lëvizja Tea Party, nuk e do drejtimin që ka marrë vendi. Ajo mendon se edhe qeveria është zmadhuar sëtepërmi”.
Mes atyre që udhëheqin në kapmpin republikan është ish guvernatorja e Alaskës, Sarah Pejlin. Ajo mbështetet edhe nga lëvizja Tea Party dhe ka mundësi të jetë kandidate presidenciale dy vjet më vonë. Zonja Pejlin foli kohët e fundit para republikanëve në Ajova, shteti ku fillon cikli i zgjedhjeve presidenciale çdo katër vjet me votimet për partinë e tyre.
"Ne nuk mund të presim deri në vitin 2012 për ta vënë përsëri vendin në rrugën e duhur. Ne duhet të fillojmë që tani, duke zgjedhur udhëheqës të fortë, të cilët nuk kanë frikë t’i ndryshojnë gjërat”.
Miratimi i publikut për Presidentin Obama ka rënë vazhdimisht gjatë muajve të fundit, por analistët thonë se ai mbetet shpresa e vetme që demokratët të ruajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat, ndërkohë që ai po bën fushatë për ta në gjithë vendin.
"Ende është frika kundër shpresës, e kaluara kundër të ardhmes. Ende kemi dy alternativa, të ecim mbrapsht apo të shkojmë përpara. Këto janë motivet e zgjedhjeve. Kjo është zgjidhja që ne do të kemi përballë në nëntor”.
Ekspertët politikë janë dakord se republikanët do të shënojnë fitore në nëntor. Anketuesi Pitër Braun thotë se çështja është se sa vende do të fitojnë.
"Historikisht, partia që ka Shtëpinë e Bardhë humbet në zgjedhjet e mesit të mandatit dhe do të jetë tronditëse nëse demokratët nuk humbasin vende në Kongres këtë vit. Çështja është se sa vende do të humbasin. Shumë njerëz mendojnë se ky vit do të jetë shumë i mirë për repubikanët”.
Madje, rezultatet do të kenë një ndikim shumë të madh në stilin e qeverisjes së Presidentit Obama dhe aftësinë e tij për t’i ralizuar synimit, thotë analisti Xhon Fortier.
"Mendoj se cilido qoftë rezultati, nëse republikanët do të sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve apo jo, përbërja e saj do të jetë shumë e ndryshme në dy vitet e ardhshme. Ajo do të jetë një kohë arritjesh të vogla ose konflikti të madh mes dy partive. Nuk do të ketë kohë për të punuar për gjëra të tjera në axhendën e madhe legjislative të Obamës”.
Republikanëve u duhen 39 vende për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 10 vende për të rifituar shumicën në Senat.