Një kompani spanjolle punon për furnizimin me energji të gjelbër të një kompleksi banimi prej 180 mijë shtëpish; Brazili merr masa për të ruajtuar Ujëvarën Iguasu, të rrezikuar nga thatësira; Kopshti Mbretëror Botanik në Kiu, ka si synim që deri në vitin 2020 të ketë mbledhur dhe të ketë bërë kërkime për 75 mijë bimë, shumë prej tyre për ushqim dhe midikamente për të ardhmen. Për këto tema kolegia Isabela Çoçoli na sjell hollësi në serinë e përjavëshme “Prirjet e Gjelbra”.
Në rajonin jugor të Spanjës, ku dielli ndriçom pothuajse çdo ditë, një kompani e energjitikës po shfrytëzon këto kushte ndriçmi, duke ndërtuar uzinën e parë të energjisë solare për qëllime komerciale.
Uzina e njohur si PS100 tani për tani ka kapacitetin për të prodhuar energji elektike të mjaftueshme për gjashtë mijë shtëpi. Megjithatë, kompania shpreson të furnizojë me energji rreth 180 mijë shtëpi kur të ketë përfunduar plotësisht ndërtimi i kompleksit.
Me funksionimin e saj në kapacitet të plotë, PS100 do ta ndihmojë Spanjën të ulë çlirimin e gazit karbonik me 600 mijë ton në vit, një arritje madhështore kjo që do ta çojë vendin më pranë plotësimit të kuotave të caktuara nga Protokolli i Kjotos i vitit 2006.
****Thatësira më e madhe në 20 vjet ka bërë që ujëvara Iguasu i Amerikës së Jugut të kthehet në një rëke uji që i ka lënë të zhgënjyer mijëra turistë që shkojnë atje çdo vit. Një zëdhënës i Fondit Botëror të Natyrës thotë se efektet e ngrohjes globale kanë sjellë reduktimin e prurjes së ujrave me 80 përqind në vitet e fundit.
Sistemi i lumenjve që ushqen atë që konsiderohet si Katarakti i Niagarës i Amerikës së Jugut, është burimi më i madh i turizmit për Brazilin, një vend që nuk është ende i përgatitur të përballojë probleme më serioze, si ekonomike ashtu edhe të mjedisit, të cilat vinë si rezultat i ngrohjes globale.
Ndërkohë që shtohen problemet që vinë nga ndryshimet klimatike, është me rëndësi që të merren masa për uljen e nivelit të gazit karbonik që çlirohet çdo ditë për të ruajtuar këtë mrekulli të natyrës që të mos zhduket përgjithmonë.
****Kopshti Mbretëror Botanik në Kiu, në perëndim të Londrës, njihet për koleksionin e bimëve nga e gjithë bota. Tani Kew po bashkëpunon me 54 vende të botës për të garantuar që bimë të ralla apo në rrezik të ruhen për të ardhmen.
10 vjet pas krijimit të Partneritetit të Mijëvjeçarit për Ruajtjen e Farave, Kiu ka mbledhur 10 përqind të farërave të bimëve, rreth 300 mijë syresh, që janë më të rrezikuara dhe njëkohësisht të dobishme. Qëllimi është të krijohen garanci që ato të mos zhduken dhe të përdoren në forma të ndryshme.
Kiu ka paralajmërur se një e treta e bimëve të egra të botës rrezikohen të zhduken për shkak të shfrytëzimit të tejskajshëm të tokës dhe ndryshimeve klimatike. Prandaj Kiu po u ofron ndihmë financiare dhe ekspertizë vendeve të interesuara për të ruajtur farërat e bimëve të tyre karakteristike.
Deri në vitin 2020 Partneriteti Kiu i Mijëvjeçarit synon të ketë mbledhur dhe të ketë bërë kërkime për 75 mijë bimë, shumë prej të cilave për ushqim dhe midikamente për të ardhmen.