Lidhje

Biçikletat si mjet transporti, një ide gjithnjë e më popullore


Biçikletat si mjet transporti, një ide gjithnjë e më popullore
Biçikletat si mjet transporti, një ide gjithnjë e më popullore

Edhe pse kjo punishte e riparimit të biçikletave është në anë të një parkimi makinash, SOPO Bike, si entitet jofitimprurës, po merr shumë popullaritet në Atlanta, sepse të tre pronarët e saj po promovojnë idenë e shfrytëzimit të biçikletave si mjet transporti.

Kjo është një punishte shumë popullore për riparimin e biçikletave në qendër të Atlantës.

E krijuar në vitin 2004 nga vullnetarë, këtu njerëzit i bëjnë riparimet vetë dhe punishtja i ngjan më tepër si një qendre komuniteti ku njerëzit mblidhen për të riparuar biçikletat. Por çfarë e bën unik këtë organizim është se tri profesionistë të rinj ndajnë mes tyre ëndërrën e gjelbër në një shesh parkimi, duke u mësuar të tjerëve si të riparojnë biçikletat.

Rachael Spiewak është e kënaqur me këtë punë, sepse ajo dhe dy partnerët e saj, Jay dhe Steward kanë të njejtin qëllim.

“Ne po ndihmojmë për një transport më të përgjegjshëm ndaj ruajtjes së mjedisit, por njëkohësisht meremi edhe me riparimet e biçikletave dhe riciklimin e tyre. Kjo është një përpjekje e gjelbër, por për më tepër edhe një përpjekje për t’u ardhur në ndihmë më shumë njerëzve, duke e bërë transportin e gjelbër më të përballueshëm. Me të tjerash, ne e kemi bërë misionin tonë t’u mësojmë njerëzve si të riparojnë biçikletat, një përfitim në vlerë ky dhe kontribut në drejtim të ruajtjes së pastërtisë së mjedisit”.

Që të tre, ata e kanë marrë shumë seriozisht riciklimin dhe u pëlqen të bëjnë gjëra të pazakonta, si përshembull, të kontrollojnë vendet e plehrave për të gjetur biçikleta dhe për t’i nxjerrë sandejmi që të mos përfundojnë në fushat e hedhurinave.

“Kur ne filluam riparimin e biçikletave, menduam se po të shkëmbenim mjete do të ishte më lirë dhe do të kishim mundësi të ofronim shërbime për komunitetin duke ftuar edhe të tjerë që të përdorim mjetet sëbashku. Po ashtu, mësuam që në fillim se ka një rrjet të tërë punishtesh biçikletash në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada, reth 150 të tilla, me qëllimin për t’i bërë biçikletat të përballueshme. Kjo me qëllimin për të ngushtuar hendekun ekonomik, por njëkohësisht duke e bërë këtë një formë miqësore për mjedisin”.

Si shumica e organizatave, kjo ka gjithmonë nevojë për më shumë vullnetarë dhe më shumë dhurata. Këtu mund të ndërtosh edhe biçikletën tënde dhe në saje të ndihmave të bamirësisë, ky është një burim ndihme për ata që duan të ngasin biçikletën.

Kjo organizatë e gjelbër ofton mjete, informacion dhe mirëmbajtje falas për biçikletat për këdo që ka dëshirë të ngasë, si dhe parkim falas për ata që punonjësit e bisneseve lokale që shkojnë në punë me biçikletë. Ky ekip e filloi punën si një punishte e lëvizëshme, duke bërë riparime atje ku nevojiteshin burimet dhe përvoja e tyre. Tani puna e tyre është shtuar, pasi gjithnjë e më shumë njerëz përdorin biçikletat në vend të makinave.

*Marrë nga "USA Green Stories"

XS
SM
MD
LG