Shqipëri, tregu i sigurimit të automjeteve dhe rritja e çmimeve

Your browser doesn’t support HTML5

Në Shqipëri që prej 1 janarit për afro 900 mijë mjete rrugore do të ketë një mënyrë të re të përllogaritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm. Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, përmes një rregulloreje ka shtuar disa faktorë risku, që kanë sjellë rritje çmimi të sigurimit të automjeteve.