Përshkallëzohet përplasja Starmer - Musk

Your browser doesn’t support HTML5

Kryeministri britanik Keir Starmer ka denoncuar atë që e ka quajtur “përhapje e gënjeshtrave dhe keqinformimit”, pasi u kritikua ashpër nga miliarderi Elon Musk. Aleati i Presidentit të zgjedhur Donald Trump e akuzoi zotin Starmer se nuk ka hetuar rastet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve.