“Martin Camaj, përndjekja dhe liria” botohet libri mbi jetën e poetit
Your browser doesn’t support HTML5
Një libër mbi jetën e poetit dhe gjuhëtarit të shquar shqiptar Martin Camaj nën përndjekjen e pandërprerë të Sigurimit famëkeq të Shtetit gjatë diktaturës komuniste u publikua sot në Tiranë gjatë një tubimi, ku morën pjesë studiues e veprimtarë nga Kosova dhe Shqipëria.