Turqia gati t’i dhurojë Shqipërisë "një numër të konsiderueshëm" dronësh kamikazë
Your browser doesn’t support HTML5
Shqipëria dhe Turqia pritet të fuqizojnë më tej marrëdhëniet në fushën ushtarake. Gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan sot në Tiranë u njoftua se Turqia do t’i dhurojë Shqipërisë "një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë", siç u deklarua në konferencën e përbashkët.