Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen nesër në Bruksel

Your browser doesn’t support HTML5

Bashkimi Evropian ka ftuar kryenegociatorët e Kosovës e Serbisë në një raund të ri bisedimesh të martën, në përpjekje për ripërtëritjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet palëve. Ftesa për takimin pason përplasjet mes Prishtinës dhe Beogradit rreth situatës në veriun e Kosovës.