Sulm me armë në vendkalimin kufitar Bregu Perëndimor-Jordani, vriten 3 izraelitë

Your browser doesn’t support HTML5

Zyrtarët izraelitë thanë se tre persona u qëlluan për vdekje në pikën kufitare midis Bregut Perëndimor dhe Jordanisë. Ushtria tha se një person i armatosur iu afrua urës Allenby nga ana jordaneze me një kamion dhe hapi zjarr ndaj forcave izraelite të sigurisë, të cilat më pas vranë sulmuesin.