Shkëmbim zjarri pranë konsullatës së Izraelit në Mynih, policia vret të dyshuarin
Your browser doesn’t support HTML5
Policia gjermane shkëmbeu zjarr me një 18 vjeçar me shtetësi austriake të enjten në afërsi të konsullatës së Izraelit në Mynih. Sipas policisë, sulmuesi vdiq në vendin e ngjarjes nga plagët e marra. Autoritetet thanë se besojnë se ai kishte në plan të sulmonte konsullatën e Izraelit në këtë qytet.