Vulin: Serbia nuk do t'u bashkohet sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë

Your browser doesn’t support HTML5

Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin, i tha të mërkurën Presidentit rus Vladimir Putin se vendi ballkanik është një aleat i Rusisë, që kurrë nuk do të vendosë sanksione kundër Moskës apo të anëtarësohet në NATO, ndërsa u ankua për trysninë perëndimore dhe situatën në Kosovë dhe në Bosnjë.