Izraeli sulmon sërish Libanin, SHBA bën thirrje për përmbajtje
Your browser doesn’t support HTML5
Izraeli dhe grupi militant Hezbollah shkëmbyen sërish sulme sot, vetëm disa orë pasi pezulluan një shkëmbimin intensiv sulmesh ajrore dhe me raketa gjatë fundjavës. Zyrtarët e lartë amerikanë thanë se po bëjnë përpjekje për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit përmes një marrëveshjeje armëpushimi që do t’i jepte fund luftës në Gazë dhe do të krijonte kushtet për stabilitet më të gjerë rajonal.