Osmani: Nuk është në interes të Kosovës konflikti me aleatët për çështjen e urës në Mitrovicë

Your browser doesn’t support HTML5

Presidentja e Kosovës tha se ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë duhet të hapet në bashkërendim dhe të mos nxisë konflikt me aleatët perëndimorë, në një qëndrim që bie ndesh me këmbënguljen e qeverisë për hapjen e saj, mes thirrjeve të Uashingtonit e Brukselit për shmangien e veprimeve të njëanshme.