Ministria e Jashtme e Kosovës tha të premten se trupi i pajetë i Faton Hajrizit, i cili u vra në Loznicë të Serbisë me 19 korrik, është kthyer në Kosovë.
“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në një postim në Facebook të kësaj ministrie.
Një ditë më parë autoritetet serbe dhanë lejen për tërheqjen e trupit të Faton Hajrizit i cili u vra më 19 korrik, një ditë pasi ai kishte vrarë një polic serb dhe kishte plagosur një tjetër qytetin e Loznicës në perëndim të Serbisë, afër kufirit me Bosnjën e Hercegovinën, në rrethana ende të paqarta.
Autoritetet serbe arrestuan pas vrasjes tre persona që mendohet se i kanë ndihmuar Faton Hajrizit, ndërsa paralajmëruan se do të kërkojnë nga autoritetet gjermane dorëzimin e Artan Hajrizit, duke shprehur bindjen se ai i ka ndihmuar të vëllait duke i dërguar dokumentet e tij për t’i mundësuar arratisjen.
Artan Hajrizi u ka thënë medieve në Kosovës se dokumentet ishin vjedhur nga i vëllai.
Lexoni edhe këtë Serbi, vritet i dyshuari për vrasjen e policit serbFaton Hajrizi, u arratis nga një burg në Kosovë më 6 korrik.
Autoritetet në Kosovë bënë thirrje pas vrasjes së që rastit të mos i jepen ngjyrime politike.
Vrasja nxiti debate në Kosovë. Prokuroria e Posaçme intervistoi ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu, pas një postimi të saj në rrjetin Facebook me 20 korrik në të cilin ngriti pretendime se autoritetet e Serbisë kanë gisht në arratisjen e disa të dënuarve nga burgjet e Kosovës.
Lexoni edhe këtë Ministrja e Drejtësisë pas intervistimit nga prokuroria e Posaçme: Ka një përpjekje të hapur për të penguar reformat në drejtësiAutoritetet thonë se që nga vitit 2007, nga burgjet e Kosovës janë arratisur 56 persona.