BE: Kosova të rishqyrtojë në kuadër të dialogut çështjen e Postës së Serbisë
Your browser doesn’t support HTML5
Bashkimi Evropian tha se pret nga qeveria e Kosovës që ta rishqyrtojë çështjen e mbylljes së degëve të Postës së Serbisë në veri të vendit në kuadër të dialogut në Bruksel. Reagimi pasoi operacionin e policisë së Kosovës për mbylljen e nëntë degëve të Postës së Serbisë që vepronin pa leje në veri.