Amerikanët e liruar në shkëmbimin historik të të burgosurve rikthehen në SHBA

Your browser doesn’t support HTML5

Tre amerikanë të burgosur padrejtësisht në Rusi, u rikthyen në tokën amerikane të enjten vonë. Ish-marinsi Paul Whelan dhe gazetarët Alsu Kurmasheva e Evan Gershkovich u liruan nga burgjet ruse pas një marrëveshjeje historike mes Uashingtonit dhe Moskës për shkëmbimin e të burgosurve.